close
Top LajmeVendi

Bllacë: Denoncimi i ”Stop” – Masa ndaj kryepolicit

Screenshot_20220413-085919_Chrome-696×427

BUSHI: KONTROLLI I BRENDSHËM PUNON PËR ZBARDHJEN E RASTIT

Kjo situatë ishte përsëritur vazhdimisht, gjë e cila detyroi personin që merret me transport udhëtarësh të denoncojë rastin në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri. Pas publikimit të rastit kërkuam prononcim nga Zv. Ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi. Ai për Klan Maqedoni theksoi se mënjëherë pas njoftimit të rastit po punohet intensivisht për zbardhjen e tij dhe sanksionim të autorëve.

NAZIM BUSHI – ZV/MINISTËR I MPB-së

Departamenti për kontroll të brendshëm në koordinim me Prokurorinë kompetente që nga mbrëmë ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e një rasti të rryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë ne vendkalimin kufitar Bllacë. Pas zbardhjes së rastit dhe sanksionimit të autorëve, do të informojmë publikun për këtë.

Burime të Klan M nga policia thonë se punonjësit policor gjenden në Stacionin Policor në BitPazar dhe në koordinim me Prokurorin, po merren në pyetje nga Departamenti I kontrollit të brendshëm. Pritet vendimi I fundit nga Prokuroria për sanksionimin e personave. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia