close
Top LajmeVendi

Bllokimi i Kuvendit: Kovaçevski – nisma prosporitet nga Gruevski

Ковачевски-принт-2

MICKOSKI: LSDM MERR URDHËRA NGA NJË QYTET NË AFËRSI TË GJEVGJELISË

Bllokimi i Kuvendit është sjellje e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së që shkon në favor të Nikolla Gruevskit i cili akoma i jep urdhëra kreut të VMRO-DPMNE-së. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili nënvizoi se është i hapur për dialog me të gjitha palët e interesuara por nuk do të mbajë takim nën kërcënime, shantazhe dhe vetëm një pikë të rendit të ditës, ku kërkohen zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTWR
“Kjo është një sjellje e papërgjegjshme që nuk i sjell mirë askujt përveç atij që e bën këtë , e ai është Nikolla Gruevski i cili shihet qartë se akoma i jep urdhëra kreut të VMRO-DPMNE-së që të bëjë hapa të tillë. Kuvendi duhet të jetë vendi ku sillen ligjet, ku sillen zgjidhje për ballafaqim me krizat që janë rezultat i luftës në Ukrainë dhe bllokimi i Kuvendit është  gjëja më e keqë që një politikan mund të bëjë në këtë moment….02:43 Nuk i ngjan një partie demokratike që të numërojë ditë dhe të shërbehet me kërcënime dhe shantazhe, pasiqë unë kam konfirmuar në disa muajt e fundit se unë as me kërcënime dhe as me shantazhe nuk nënshtrohem, por jam njeri që bën dialog të hapur me të gjithë palët e interesuara në shoqëri,

Por kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi se pikërisht LSDM-ja është ajo që mer urdhëra nga një qytet në afërsi të Gjevgjelisë nga një familje e njohur. Ai nënvizoi se për gjithçka që do të ndodh në të ardhmen do të jetë përgjegjësi e pushtetit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“ Ndoshta ata e dijnë se si është të merren urdhëra nga një qytet në afërsi të Gjevgjelisë nga një familje e njohur. Ata ndoshta punojnë sipas parimit të urdhërave, por VMRO-DPMNE punon ekskluzivisht për interest e qyetarëve dhe Maqedonisë. Përndryshe kjo që dje e sollëm si përfundim në seancën e Komitetit Ekzekutiv praktikisht është reagim ndaj veprimeve të pushtetit dhe për të gjitha pasojat e mëtejshme, pushteti do të jetë përgjegjës, pasi unë personalisht dhe VMRO-DPMNE, disa here në 100 ditët e kaluara kemi bërë thirrje për bashkim, për dialog, të ulemi, të flasim për problemet, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, por nëse vërtetë janë aq të fortë, nëse thonë se populli I don mënyra e vetme që ta verifikojnë atë që e thonë nëpër komunikata, të inkurajohen dhe të shohin nëse Mickoski ka frikë apo LSDM ka frikë.”

Kanë ngelur pesë ditë nga skadimi i afatit të cilin Mickoski i ka dhënë Kovaçevskit për pranim të ofertës për një takim liderësh. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, nga VMRO-DPMNE thonë se do të pasojnë gjëra të papara deri më tani. Mickoski ka deklaruar se bllokimi I Kuvendit është vetëm një hap, ndërsa I gjithë procesi do të vazhdojë me muaj, pas çka edhe u kërkoi falje qytetarëve për hapat që do të ndërmirren./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia