close
Top LajmeVendi

Bllokimi i Kuvendit, VMRO-DPMNE të hënën diskutohen hapat e ardhshëm

Собрание-седница-2-1-1-1536×1024

KOVAÇEVSKI: QYTETARËT NUK E MERITOJNË BLLOKIM, DEPUTETËT TË JENË TË PËRGJEGJSHËM

Pas bllokimit të punës së Kuvendit, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së të hënën mban seancën ku do të diskutohet për ndërmarrjen e hapave të rradhës të kësaj partie. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski theksoi se kjo është një strategji që do të zgjas më shumë, ndërsa nënvizoi se nëpërmjet bllokimit aktiv po arrihet qëllimi i tyre që të pengohet sjellja e ligjeve të dëmshme për qytetarët.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së
“Ne do të bllokojmë Kuvendin si hap i parë. Të hënën kemi seancën e komitetit Ekzekutiv do të hapim diskutime për hapin e dytë dhe të tretë. Kjo është një strategji që do të zgjas shumë, ky nuk do të jetë veprim i menjëhershëm që do të përfundojë sot dhe nesër. Kjo është strategji që do të zgjas, unë nuk pres që këto persona do ta lëshojnë  lehtë karrigen që e mbajnë kaq fuqishëm, pasi ata e dijnë se asnjëherë më nuk do të kenë një mundësi të tillë. Kështuqë nga njëra anë u thonë mediave shikoni ne arritëm e prishëm rezistencën e VMRO-DPMNEsë, nga ana tjetër para ambasadave të huaja do të gjunjëzohen dhe do të thonë shikoni këta të VMRO-DPMNE-së po bllokojnë.”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nënvizoi se qytetarët nuk i meritojnë veprimet e opozitës, duke nënvizuar se deputetët duhet të sillen me përgjegjësi, pasi ata i kanë zgjedhur qytetarët dhe jo partitë politike.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Qytetarët nuk e meritojnë atë. Deputetët duhet të jenë përgjegjës sepse ato nuk zgjedhën nga partitë politike por nga qytetarët. Ata duhet të jenë aty 24 orë siç edhe është theksuar në vet rregulloren e Kuvendit sepse, Kuvendi është praktikisht në mbledhje të përhershme dhe duhet të sjell vendime që do të jenë më të mira për të gjithë në shtet”.

Tashmë disa ditë Kuvendi punon nën presionin e bllokimin aktiv të Kuvendit, të cilin po e bën opozitarja VMRO-DPMNE. Kjo e fundit për shkak të refuzimit të ofertës së tyre për takim liderësh dhe përcaktimit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare kanë filluar me bllokim aktiv të Kuvendit, por kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë radikalë. /KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia