close
Top LajmeVendi

Bllokimi i Kuvendit: Xhaferi thotë se do të punojnë sipas rregullores

Talat-Xhaferi

XHAFERI: NUK DO TË BËJMË LUFTË, DO TË SHOHIM SI DO TË VEPROJNË

Kuvendi do të punojë sipas rregullores, nuk do të bëjmë luftë do të shohim si do të veprojnë. Kështu deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke komentuar paralajmërimet për bllokim të Kuvendit nga ana e opozitares VMRO-DPMNE.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR
“Kuvendi vepron sipas Rregullores, nëse ka amendamente do të shohim se si do të kalojnë ligjet në komisione, nëse ka filibastering – sa mund të flasin deputetët, ja 120 deputetë nga 10 minuta do të flasin. Do të shohim, unë do të punoj sipas Rregullores, nuk do të bëjmë luftë, do të shohim si do të veprojnë”

Nëse vjen deri në bllokimin e parlamentit, Xhaferi thotë se nuk ka për qëllim të thirr takim me liderët e partive parlamentare.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR
“99 përqind e partive parlamentare janë deputetë m përjashtm të Mickoskit. Unë koordinohem me shefat e grupeve parlamentare, nuk kam se çfarë të ju them unë liderëve, partitë veprojnë sipas përcaktimeve të tyre programore. Secila parti ka përgjegjësi para qytetarëve dhe jo para meje. Nuk janë nxënës që unë të ju vendos pesëshe ose njësha.”

Ai tha se jo vetëm Kuvendi por edhe institucionet tjera do të duhet të mendojnë për pasojat, pasi sipas tij, në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për bllokim të Kuvendit, por edhe të shtetit.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia