close
Top LajmeVendi

BNT: NDIHMA E SHPEJTË KA TRANSPORTUAR SHTATË TË LËNDUAR

bnt

Ndihma e Shpejtë ka transportuar shtatë udhëtarë të lënduar që kishin arritur të shpëtojnë nga autobusi që u dogj në autostradën “Struma” në Bullgari – ka publikuar sonte television bullgar BNT.

Nga Ndihma e Shpejtë, sic percjell KlanM, kanë publikuar një video që ishte xhiruar 10 minuta pas sinjalit për fatkeqësinë.

“Gjëja e parë që kemi parë ishte zjarri në mes të rrugës. Nuk e dinin se cka është. Atëherë e pamë autobusin e djegur. Ishte shumë nxehtë, kalova pranë tij. Dritaret I kisha hapur, kisha frikë që të mos shpërthejë derisa kalonim pranë tij” – ka thënë vozitësi I Ndihmës së Shpejtë, Pavel Muziski.

Një minutë më vonë, sic percjell KlanM, kanë mbërritur edhe dy autoambulanca. Me njërin prej tyre ishin transferuar katër të mbijetuar. I fundit në spital është transferuar udhëtari që kishte arritur ta thyejë xhamin.

“Gjatë transportit na tha se kishte qenë ulur në fund të autobusit. Kishte dëgjuar një goditje të fuqishme dhe autobusi ka nisur të digjej. Ai me këmbën kishte thyer xhamin, me siguri se në këtë mënyrë është lënuar dhe ka kërcyer nga dritarja. Gjatë gjithë transportit qante dhe kërkonte të birin që ishte ulur në ulësen e përparme, por telefoni binte lirshëm” – ka dëshmuar një punonjës mjekësor nga Ndihma e Shpejtë.

Pasi kanë transportuar të lënduarit, autoambulancat më pas kanë transportuar edhe viktimat.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia