close
Vendi

BOBAN ILIQ PARAQITET NË BURGUN E KUMANOVËS

D038EC57-9F14-4749-A99A-0F8987A5F189

DO TË VUAJË VETËM 3 VITE BURG  


Fillimisht gjykata vendosi që t’ia anulojë vuajtjen e dënimit Boban Iliqit, e pas reagimeve të opinionit dhe ankesës së Prokurorisë, vendimi u rishqyrtu dhe u soll vendim i ri që ai të paraqitet në burgun e Kumanovës sa më shpejtë që është e mundur për ta vuajtur dënimin.
Pasi u soll vendimi dje, askush nuk e kishte të qartë se kur Boban Iliq do të duhet të paraqitet në burg. Gjykata kishte konfirmimin se është dërguar vendimi, por jo edhe konfirmim se është marrë.
Këto dilema bënë që të dyshohet se Iliq mund të tentojë të arratiset. Ai para katër muajve kishte tentuar të kalojë në Serbi nëpërmjet kufirit në Tabanoc, por ishte kthyer nga autoritetet. Por kësaj radhe, u paraqit në kohë në burg.

Për shkak të COVID-19 protokolleve, Iliq fillimisht do të jetë i vetëm në qeli në 10 ditët e para. Edhe pse vrau një fëmijë katër vjeçar, Iliq do të duhet të mbajë vetëm edhe 3 vjet burg. Fillimisht ai u akuzuar për vrasje, që më pas vepra të rikualifikohet si veprim i rëndë kundër sigurisë së njerëzve në trafik. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia