close
Vendi

BOÇVARSKI: BREGU I LIQENIT TË OHRIT DUHET TË PASTROHET

20233458-5499-4F08-BED6-DC1539D97469

MTL PREMTON KOORDINIM MES PUSHTETIT QENDROR DHE LOKAL


Edhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve premton koordinim në mes pushtetit qendror dhe atij lokal që të ruhet vula e UNESKO-s për rajonin e Ohrit, por Blagoj Boçvarski nuk ka zbardhur detaje në cilën mënyrë do të zgjidhen vërrejtjet e shumta të theksuara në draft-raportin nga Misioni reaktiv i organizatës botërore, për mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, që nuk përjashtohet të gjendet në listën e “të rrezikuarave”.

Në 100 faqe UNESKO i ka cekur vërejtjet që ua ka dorëzuar autoriteteve në vend gjatë viteve të fundit, në lidhje më të cilat nuk është reaguar në kohë, ndërsa e rrezikojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Ohrit, të liqenit dhe të rrethinës. Me këtë organizata botërore e ka vendosur Maqedoninë e Veriut para aktit të kryer – ose pastrim i ndërtimeve pa leje ose zhvendosje të rajonit nga lista “ mbrojtur” në listën “trashëgimi botërore e rrezikuar” – që zakonisht në vende të përfshira në luftë ose fatkeqësi natyrore. Ministri i transportit dhe lidhjeve premton vendosmëri që të ruhet vula prestigjioze e Ohrit, që është fituar para 4 dekadave.

BLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Në fund të vitit të kaluar kemi ndarë 6 milionë denarë në drejtim të mbështetjes së komunës së Ohrit për zgjidhjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa në planin për këtë vit, përmes mjeteve tona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të punojmë për zgjidhjen e planit urbanistik për bregun e liqenit të Ohrit. Gjithë ajo që është jashtë kësaj zone, ose hyn afër bregut të liqenit do të duhet të mënjnohet menjëherë.”

Boçvarski sot i përsëriti edhe premtimet tjera të dhëna nga funksionarët e Qeverisë, nga mandati aktual dhe i mëparshëm, se “do të bëjë gjithçka” që të mos rrezikohet statusi i UNESKO-s në rajonin e Ohrit. Organizatat joqeveritare ekologjike pohojnë se kritikat e UNESKO-s lidhen me “pakujdesin institucional kronik” dhe mosndëshkimin.

DRAGANA VELKOVSKA, OJQ “OHRID SOS”

“Duhet të sanksionohen ata që i shkelin ligjet. Kur flas për sanksionim, do të thotë të gjithë, duke filluar nga të punësuarit në institucione, pozitat më të larta udhëheqëse, deri te ata që ndërtojnë pa leje, sepse edhe ndërtimi pa leje është vepër penale, posaçërisht në rajon të këtillë delikat.”

Derisa eko-aktivistët kërkojnë dënime për të gjithë ata që e vënë në rrezik trashëgiminë natyrore dhe kulturore, autoritetet lokale deri më tani nuk kanë treguar vendosmëri të tillë. Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski disa herë ka deklaruar se pa ndihmë nga pushteti qendror nuk është në gjendje t’i përmirësojë të gjitha gabimet që janë bërë me gjenerata, ndërsa kolegu i tij, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, edhe më tej kategorikisht pohon se në bregun e liqenit në Strugë nuk ka ndërtime pa leje. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia