close
Vendi

BOÇVARSKI: RMV-ja ME ÇMIME RELATIVISHT TË ULËTA TË TAKSAVE RRUGORE

BF386D99-467C-45F2-A2EC-9E833DED720F

“NËSE PAGESAT PËR NË SHTIP JANË TË SHTRENJTA MUND TË UDHËTONI NËPËR VELES”


Muajin e ardhshëm do të fillojw ndërtimi i dy pikave të reja pagesore që lidhë autostradën  Shkup – Shtip. Njëra pikpagesë do të jetë në Preod, dhe tjetra në Kadrifakë. Me ndërtimin e pike pagesave, udhëtimi  nga Shkupi deri në Shtip do të jetë 120 denarë më i shtrenjtë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, duke komentuar reagimin e qytetarëve se çmimet e taksave rrugore do të jenë të larta, u rekomandoi qytetarëve që kur të vendoset pikëpagesa në autostradën Milladinovcë – Shtip, nëse cmimi u duket I shtrenjtë, t`I shfrytëzojnë rrugët alternative përmes Velesit apo rrugët lokale.

 BLAGOJ BOÇVARSKI – MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Çmimi i pik pagesave ligjërisht është 2.57 denarë për kilometër, pavarësisht nëse është njëra apo tjetra autostradë, tarifat janë të njëjta, qoftë në Gjevgjeli, Veles apo Kumanovë. Autostradat janë një mënyrë për lëvizjen më të shpejtë dhe më të sigurt të qytetarëve dhe për mirëmbajtjen e tyre është e nevojshme të paguhet për të. Qytetarët kanë një shans të dytë për të udhëtuar përmes Velesit, ose përmes rrugëve rajonale ku nuk ka taksa.

Sipas Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Maqedonia e Veriut ka taksa relativisht të ulëta rrugore. Sic u shpreh Ministri, për të pasur infrastrukturë cilësore, rrugët duhet të mirëmirëmbahen. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia