close
VendiVideo

BOGOVINË: NË MBROJTJE TË UJËSJELLËSIT  EDHE MËRGIMTARËT

2016-08-06_122253

Banorët e fshatit Bogovinë, kanë protestuar duke adresuar akuza të shumta në drejtim të kryetarit të Komunës zotëri Hazbi Idrizit, siç thonë ata për tentim uzurpimin e ujësjellësit. Këshilli iniciues dhe mërgimtarët në fjalimet e tyre që mbajtën para objektit komunal u shprehën se nuk do të  tërhiqen nga qëndrimet e tyre për shkak se ujësjellësi është pronë e banorëve.

Njëri ndër hoxhallarët e fshatit Vedat Sadiku i pari Iu drejtua banorëve për ti informuar se janë takuar me Kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi me shpresë për të gjetur gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e problemit me menaxhimit të ujësjellësit.  Ftesa e kryetarit të Komunës, Hazbi Idrizit sipas hoxhës Vedat Sadiku nuk ka qenë e sinqertë për shkak se ai është frikësuar nga ardhja e mërgimtarëve dhe se protesta do të ishte më masovike.

Ndërkohë, në emër të mërgimtarëve foli Nagip Tahiri, i cili tha se kanë ngelur të zhgënjyer nga kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi pasi shumë komuna të tjera i kanë pritur shumë mirë mërgimtarët me manifestime të ndryshme ndërsa komuna e tyre dëshiron që edhe ujin të ua merrë.

Imer Elmazi, Drejtori i Shoqërisë Tregtare Private “Ali Munishi”  potencoi se uji klorifikohet rregullisht duke demantuar akuzat e pabaza të kryetarit të Komunës, Hazbi Idrizi për mos menaxhim të duhur të ujësjellësit .

Me akuza ka shpërthyer këshilltari i pavarur në komunën e Bogovinës, Bujar Misimi ndaj kryetarit, Hazbi Idrizi pasi sipas tij ata janë kërcënuar në mënyrë permanente për tu tërhequr nga qëndrimet e tyre.

Përkundër tentimit për të marrë deklaratë nga kryetari i komunës së Bogovinës, zotëri Hazbi Idrizit nga ana e punonjësve na u bë  e ditur se ai nuk gjendet në objektin komunal. /V. D. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia