close
Sport

BOKS: ARLIND SULEJMANI PRETENDON TITULLIN INTERKONTINENTAL

Arlin boks

Lufta e 18 me radhë e Arlind Sulejmanit në boksin profesional ndodhi më 30 tetor të vitit të kaluar ë kishte karakter prestigji që do ti shërbej si parapërgatitje për  luftat e radhës dhe një rikthim në ring pas një kohe të gjatë shkaku i situatës me pandeminë.

ARLIND SULEJMANI – BOKSIER 

Planifikojmë dhe jemi në bisedime që akoma janë jozyrtare me promocione të mëdha botërore, ku brenda tre muajve të ardhshme të bëjmë ndonjë ndeshje për titull dhe për ndonjë promocion më të madh botëror

Arlind Sulejmani cili ka qenë kampion bote në kategorinë e juniorëve, tani  më pretendonn që të lufton për të titull intercontinental që të hapë rrugë drejtë majes së boksit për senior. Por dëshira e tij është që një nga luftat e radhës ta zhvillon para publikut shqiptar

ARLIND SULEJMANI – BOKSIER 

Në atë moment që e kemi fituar vetëbesimin në dhe na është dhë rasti, unë mezi po pres ta dëshmoj dhe ta tregoj veten para publikut tonë shqiptar me plot emocion dhe vetëbesim

Boksieri 24 vjeçar me preardhje nga Piroku i komunës së Bogovimnë në  karierën e tij në boksin profesional ka 18 lufta dhe po aq fitore, dhjetë prej të cilave i ka të fituara me nokaut teknik.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia