Boksierja 22 vjeçare nga Kosova, Donjeta Sadiku ka shënuar një sukses historik duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që mbahet në Stamboll nga data 6 maj dhe do të zgjat deri 21 maj .
Donjeta Sadiku ka arritur sukses historik ajo në çerekfinale kategorisë deri 60 kilogramë mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu me rezultatin e thellë 5:0.
Është kjo medalja e parë serioze për boksin e pavarur kosovar në nivelin e të rriturve. Donjeta kishte suksese te të rejat, por për herë të parë ka fituar medalje në kampionate në nivelin senior.
Medalje në Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane kanë fituar edhe boksierët e gjeneratës së artë, në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar duke përfaqësuar ish Jugosllavinë.