close
Sport

BOKS: HAERTEL MUNDI HAXHI KRASNIQIN

Heratel boks

Vendimi i referve ishte unanim


Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi nuk ia doli të mbrojë titullin e kampionit të Europës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist në përballjen me boksierin gjerman Stefan Haertel.

Krasniqi luftoi deri në fund, pra plotë 12 raunde, por vendimi i gjyqtarëve ishte unanim për fitoren e boksierit gjerman i cili vërtetë bëri një luftë shumë të fortë në ringun në Magdeburg.

Krasniqi luftoi fortë në këtë duel, mirëpo gjermani në vazhdimësi ishte në epërsi, duke treguar qartë se ishte më se i përgatitur për këtë luftë të madhe me Krasniqin, të cilit ia kishte studiuar mirë të gjitha pikat e dobëta. Për boksierin Haxhi Krasniqi ishte kjo lufta e 55 në boksin profesionist ku ka shënuar 49 fitore dhe vetëm 6 humbje. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia