close
Sport

BOKS: JASIN LAMA (-60 kg) BOTËRORIN E NISI ME FITORE

Jasin Lama boks

ME FITORE KA NIS EDHE ALBAN BEQIRI I SHQIPËRISË

 

Boksieri i reprezentacionot të Maqedonisë së Veriut Jasin Lama ka shënuar fitore  në debutimin e tij në kampionatin Botërorë të boksit  për senior që mbahet në Beograd. Lama në kategorinë -60 kilogram mundi boksierin Fabio Roseli nga Ishujt Sejshele. Në xhiron e radhës të premten, Jasin Lama do të përballet me boksierin nga Uzbekistani, AbulMalik Khalokov.

Ndërkohë, boksieri tjetër shqiptar, Arsim Etemi në xhiron e parë ishte i lirë, kurse në të dytën, me 30 tetor, do të kryqëzojë dorëzat me Andrej Kirjakov nga Moldavia.

Botërori i boksit ka  nisur mbarë edhe për boksierin nga Shqipëria, Alban Beqirin i cili në kategorinë 71 kg, mundi kenianit Boniface Maine, duke i dominuar të trija raundet. Ai bëri një paraqitje shumë të mirë, duke e merituar fitoren. Në xhiron e  dytë  Beqiri do të përballet me  lituanezin Saimonas Banys.

Ky sukse si jep mundësi Beqirit të avancojë në raundin e dytë të këtin botërori, ku do të përballet pas dy ditësh me lituanezin Saimonas Banys. Ndërkohë, në ring do të ngiten orët në vijim edhe dy boksierët e tjerë kuqezi në këtë botëror: Indrit Laçi në kategorinë 92kg si dhe Nelson Hysa në kategorinë +92kg./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia