close
Sport

BOKS: JOSHUA HAKMERRET NDAJ RUIZ

JOshua 1

Boksieri britanik Anthony Xhoshua është rikthyer sërish në majën e boksit botëror për peshat e rënda, pasi mbrëmë me vendim unaim të arbitrave iu hakmorë meksikanit Andy Ruiz për humbje të 4 muajve më parë, që i kushtuan edhe katër brezat e artë.

Boksieri britanik këtë herë ishte përgatitur mirë dhe dominoi përballjen gjatë gjithë 12 raundeve, duke u shpallur fitues dhe rimarrë edhe njëherë brezat e tij të artë në WBA, IBF, WBO dhe IBO. Në mëngjesin e ditës së diel, Joshua ka lëshuar një mesazh emocioues në rrjetet sociale. “Shpresa ime është që dikush ta shohë faqen time dhe të vendosë të mos heqë dorë. Zemrat e pastra fitojnë”, ka shkruar Xhoshua.

Pas fitores së mbrëmshme Xhoshua ka 180 ditë kohë për të rregulluar ndeshjen e radhës. Sipas gjasave sfidanti i radhës për kampionin do të jetë Oleksandr Usyk. Ukrainasi ka 17 ndeshje në karrierën e tij, ku njeh vetëm fitore, 13 prej tyre me KO. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia