close
Sport

BOKS: MË 18 MAJ REVANSHI FURY – WILDER

Boksiii

Ndeshja e dy dhjetorit u mbyll baras


Boksieri britanik Tyson Fury, i cili në karrierën e tij ka 27 fitore e një barazim, ka deklaruar se do të paraqitet në ring për revanshin ndaj Deontay Wilder në një formë krejt tjetër. Sfida e parë mes dy boksierëve zhvilluar më 2 dhjetor u mbyll në barazim dhe palët do të konfirmojnë ditët në vijim revanshin. Wilder, 40 fitore e 1 barazim, mbrojti titullin kampion të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Fury, në një deklaratë për mediat tha: “Më 18 maj do të përballemi dhe këtë herë nuk do të ketë më surpriza. Do të fitoj unë. Më pas, do të shkoj për dy muaj rresht në PUB dhe do të dehem. Jua premtoj këtë, do të argëtohemi të gjithë së bashku, të shfryj dufin”, u shpreh Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Duke folur për rivalin e tij, ai tha: “Wilder ka arritur limitet e tij. mund të jetë edhe 40 apo 50% më mirë se në përballjen e parë, por jo më shumë. Ai e di këtë gjë. Unë isha i shëndoshë dhe e fitova atë duel, por gjyqtarët vendosën për barazim. Do të shihni shumë surpriza tek unë në duelin tjetër”, u shpreh Tyson Fury. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia