close
Sport

BOKS: MË 31 TETOR SEFER SEFERI NGJITET NË RING

4D7C7553-9A81-414B-B0FD-C790F352FE79

LUFTA  GASSIEV– SEFERI MBAHET NËKRASNAYA POLYANA, RUSI


 Boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, 41 vjeçari Sefer Sefer i cili jeton dhe vepron në Zvicër më  31 tetor, pas një pauze një vjeçare shkaku I situatës me  pandeminë Covid 19  do të ngjitet në ring.  Kundërshtari i Seferit më 31 tetor do të jetë ish kampioni i Rusisë boksieri Murat Gassiev.

Boksieri rus fillimisht e kishte në plan të ndeshej me amerikanin, Pablo Hernandez, por për shkak të problemeve me dokumentet, kjo luftë nuk u realizua.

Për boksierin Sefer Seferi është kjo lufta e tij e 29-të në boksin profesional ku ka  shënuar 24 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

27 vjeçari Murat Gassiev dy vjet që ka qenë jo aktiv dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit në peshat e rënda. Ai ka 26 fitore dhe 1 humbje, prej të cilave 19 me KO

Lufta Murat Gassiev & Sefer Seferi do të zhvillohet në WOW Arena,në Krasnaya Polyana, në Rusi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia