close
Sport

BOKS: NË PRITJE TË REVANSHIT DEONTAY WILDER – TYSON FURY

Screenshot_6

Bob Arum: “Priten kërkesa rekorde-Dy milionë PPV”


Promotori i njohur i boksit, Bob Arum, ka bërë me dije se revanshi i peshës së rëndë në boks mes kampionit në fuqi Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury do të arrijë kuotën e 2 milionë PPV (paguaj për ta parë). Ky revansh mes dy boksierëve pritet të zhvillohet më 22 shkurt, në Las Vegas.

Dy boksierët dueluan edhe një vit më parë, në dhjetor të 2018-ës dhe asokohe ky duel arriti vetëm 325 mijë PPV. Ndërsa këtë herë Arum parashikon një shitje 6 herë më të lartë. “Kemi nisur që tani një promovim të jashtëzakonshëm të këtij dueli. Unë parashikoj 2 milionë PPV”, tha Bob Arum në një intervistë.

Kjo shifër duket disi e lartë, por jo e paarritshme, duke parë që sfida e parë mes dy boksierëve ishte spektakolare dhe nuk pati fitues. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia