close
Sport

BOKS: NIS EDICIONI I 48-TË “GONGU I ARTË”

Boks Gongu i artë

Marrin pjesë afro 70 boksierë nga tetë vende të rajonit


Në organizimin teknik të Federatës së Boksit të Maqedonisë dhe me përkrahje të Agjencionit për Rini dhe Sport dhe Qytetit të Shkupit. Në kë turnir ndërkombëtarë të boksit do të marrin pjesë afro 70 boksierë nga tetë shtete si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Polonia, Rumania, Slovenia, Serbia dhe Maqedonia. Garat gjysmëfinale do të zhvillohen sot, ndërsa ato finale të shtunën. Nënkryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë, Faton Salihiu në një deklarat për Klan Maqedoni tha se “Gongu i Artë” grumbullon boksierët më të mirë të rajonit.

“Këtë vit do të marrin pjesë tetë shtete të cilat e kanë konfirmuar ardhjen. Nga Kosova do të marrin pjesë tetë boksierë që do ta përfaqësojnë reprezentacionin e Kosovës, ndërsa nga Shqipëria 6 boksierë. Gjithësejt do të jenë afro 70 boksierë që do të marrin pjesë në këtë turne ndërkombëtarë. Do të mbahet dy ditë, të premten dhe të shtunën. Gjysmëfinalet do të jenë të premten në orën 17:00, ndërsa finalet të shtunë në orën 12:00” tha Faton Salihut-Zv.kryetar i Federatës së Boksit  të Maqedonisë.

Maqedonia në këtë turnir ndërkombëtar të boksit do të prezantohet me tetë boksierët më të mirë në këto momente, ndërsa më tepër pritet nga Jasin Lama, Lulzim Ismaili dhe Goce Janevski

Maqedonia do të merr pjesë me tetë garues të cilët janë përzgjedhur nga seleksionuesi i Maqedonisë. Ato janë Xhan Demirov në kategorinë 52 kg, Jasin Laman; kategorinë deri në 60 kg, Denis Muaremovski në kategorinë deri më 64 kg, Alim Nasufi në kategorinë 64 kg, Lulzim Ismaili në kategorinë deri më 69 kg, Goce  janevski po të njëjtën kategori, Oktaj Feratov do të merr pjesë në kategorinë deri më 75 kg dhe Arsim Etemi në kategorinë deri më 81 kgdeklaroi ai.

Federata e Boksit të Maqedonisë do të ndajë çmime për më të mirët e turneut, duke vlerësuar fituesin, boksierin më të mirë, trajnerin si dhe referin më të mirë. Garat do të mbahen në palestrën “Boris Trajkovski”.

Gjysmëfinalet fillojnë sot në orën 17:00, ndërsa ato finale nesër me fillim në orën 12:00. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia