close
Sport

BOKS: TË MËRKURËN ZYRTARISHT FILLON EUROPIANI PËR TË RINJ

DCF4F46B-647A-4803-8C0A-8D6B6C9A50CC

Në Sofje të Bullgarisë nga dita e djeshme e deri më 3 dhjetor do të zhvillohet  kampionati Europian  i boksit për kategoritë e të rinjve . Në mesin e ekipeve pjesëmarrësve është reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut  me formacion  të kompletuar, ndërsa në mesin e reprezentuesve  janë edhe katër boksier nga Boks klub Shkëndija NO Limit, nga të cilët pritet që të dëshmojnë cilësitë e tyre luftarake.

Trajneri i ekipit tetovar Halim Abazi theksoi se nga këto djelmosha   pritet që të japin maksimumin dhe me pak fat sportive mund të fitojnë edhe medalje. Boksierët nga ekipi tetovar në Kampionatin Europian të boksit për të rinj janë:  Qemal Fetahi i lindur në vitin 2004 do të garon në kategorinë e boksierëve -60 kg. Beqir Limani 2004 në kategorinë – 57 kg, Hadi Shehabi 2004. Në kategorinë -52 kg dhe Leonard Lima 2005 në kategorinë -48 kg.

Ekipet pjesëmarrëse pas arritjes në Sofje dhe akomodimit gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë stërvitjet zyrtare, ndërsa të mërkurën fillojnë luftat zyrtare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia