close
Sport

Boks: Të shtunën në Las Vegas dueli Alvarez – Dmitry Bivol

Boksi

Canelo Alvarez synon titullin në një peshë të re

Boksieri meksikan Canelo Alvarez I cili në karrierën e tij si boksier profesionist ka 57 fitore, 1 humbje e 2 barazime , është kampion i shumëfishtë i botës, të shtunën në Las Vegas do të përballet me boksierin rus Dmitry Bivol I cili në boksin professional ka 19 fitore dhe asnjë humbje. Kjo luftë është e vlefshme për peshën “light heavyëeight”. Pritet një duel mjaftë interesante, pasi të dy boksierët janë rivalë të fortë dhe vështirë të parashikosh se cili prej tyre mund të jetë fitues .

Padyshim, se Alvarez, deri më tani është shpallur kampion bote në disa kategori të ndryshme , ndërsa dueli I së shtunës për te është debutim në peshën e re për të. Ai synon të fiton edhe këtu titullin kampion. “Kur bëhet fjalë për të synuar titullin kampion në një peshë të re jam i papërmbajtshëm”, u shpreh meksikani.

“E di që përballë kam një rival të fortë, një luftëtar shumë të mirë. Por jam përgatitur mirë, jam stërvitur enkas për këtë rival. Është sfidë e fortë, por jam gati. Besoj tek aftësitë e mia dhe kam besim të forca ime, pasi e di se sa i fortë jam dhe cilat janë limitet e mia. Më pëlqen të sfidoj e provoj gjëra të reja”, tha Canelo Alvarez.

“Kjo është një nga ato sfida që do të fusin në historinë e këtij sporti. Ndihem gjallë kur zhvilloj të tilla sfida. E respekton rivalin tim, ka shumë cilësi të mira, por do të dueloj për fitore. Po shijoj çdo moment dhe kalimi në këtë peshë kaq të lartë është një sfidë e veçantë për mua”, u shpreh Alvarez.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia