close
Sport

BOKS: TË SHTUNËN REVANSHI KETA-KARAKUS

Keta Boks

Lufta do të zhvillohet në Mynih në orën 20:30


Të shtunën në Mynih të Gjermanisë do të zhvillohet revanshi i duelit në boks mes 29 vjeçarit nga Bulqiza, Ferit Ketës dhe turkut Mehmet Fatih Karakus. Kik boksier shqiptar deri më tani ka 11 lufta dhe po aq fitore që do të thotë se është i pathyeshëm në ringun e boksit. Trajneri Ismail Keta duke iu përgjigjur provokimeve të turkut për mediumet ka deklaruar:

Pas gjithë atyre provokimeve dhe deklaratave që sportisti turk Karakus bëri ndaj Feritit, i mbështetur nga mediat turke dhe rrjete sociale, duke thënë ‘Unë sfidoj Ferit Ketën, në Tiranë, Dibër të Madhe, Mynih apo Turqi, duke vënë në lojë edhe dy titujt kampion bote’, Çdo heshtje e jona do të pohonte në vazhdim Karakus si fitues, gjë e cila nuk mund të ndodh pa një duel sportiv.” -deklaroi Ismail Keta, trajner i boksit.

Dueli mes Ferit Ketës dhe Mehmet Fatih Karakus do të zhvillohet në Mynih, në orën 20:30, ku pritet përkrahje e madhe nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Ndërsa këtë do ta ndjek edhe  ish- presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu. Duhet të theksojmë se në luftën e parë që u mbajtë në Dibër fitues doli Ferit Keta duke fituar me “KO” në raundin e katërt. /Shaban Sinani/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia