close
Bota

BOLIVI: ARRESTOHET MINISTRI I SHËNDETËSISË

whatsapp_image_2020-04-08_at_14.19.12

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se në Bolivi është arrestuar ministri i Shëndetësisë për shkak të dyshimeve për korrupsion  gjatë blerjes së respiratorëve në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Zëri i Amerikës njofton se ministri Marcelo Navajas u arrestua nga nga policia vetëm një ditë pasi presidentja e përkohshme e Bolivisë Jeanine Anes kishte urdhëruar hetimin e rastit të blerjes së 179 respiratorëve. Në total, çmimi i sigurimit të këtyre aparateve ishte rreth pesë milion dollarë që i bie se një respirator ka kushtuar mbi 27 mijë dollarë. Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve është provuar se ofertuesi spanjoll  kishte kërkuzar për një respirator 10 deri 11 mijë dollarë. Skandali u gjet në qendër të vëmendjes pasi mjekët bolivianë u ankuan se respiratorët e blerë nuk janë përkatës për departamentet e kujdesit intensiv në vend. Krahas ministrit që erdhi në këtë post para një muaji, janë arrestuar edhe dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Bolivia ka paraqitur deri tani  4.500 raste të koronavirusit dhe  rreth 190 viktima të kësaj sëmundjeje./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia