close
Vendi

“BOLL MË”: PROTESTË PARA ZYRAVE QENDRORE TË EVN-së

7C893560-B770-42DA-8112-B09359056F76

OSMANI: EVN-ja “VRASËSI” I EKONOMISË SHQIPTARE


Lëvizja qytetare “Boll Më”, ka vazhduar aktivitetet kundër rritjes së cmimit të rrymës elektrike, duke organizuar një aksion simbolik para zyrave qendrore të kompanisë EVN. Ata dorëzuan një arkivol që sipas tyre, simbolizon viktimat e kësaj kompanie dhe faturave të larta me të cilat siç thanë ata, diskriminohen dhe vidhen qytetarët shqiptarë.

KRENAR OSMANI, LËVIZJA “BOLL MË”

“Këta pra janë EVN-ja, kjo kompani famëkeqe, ogurzezë, janë vrasësit dhe varmisit e ekonomisë shqiptare në Iliridë. Ky është një përshkrim simbolik I gjendjes reale në të cilën gjendet ekonomia shqiptare këtu, gjendje në të cilën është arritur falë punës, nëse mund ta quajmë në thonjza dhe sjelljes arbitrare përballë shqiptarëve këtu në Iliridë, ekonomi kjo e plagosur, e vjedhur, e gjymtuar nga kompania e EVN-së, të cilët jetojnë në një luks të shfrenuar”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia