close
Vendi

“BOLL MË”: TAKIM KONSTRUKTIV ME BDI DHE ASH-AAA, LSDM ANULOI TAKIMIN

FAD9DD64-342A-4A93-B471-74C3A6FA5975

Trupi Koordinues i Protestave kundër shtrenjtimit të rrymës zhvilloi një takim me koordinatorët e grupeve parlamentare të ASH-AAA dhe BDI. Nga ky trup koordinues takimet i kanë vlerësuar si të suksesshme.  

Sic thuhet në postimet nëpër rrjetet sociale të anëtarëve të kësaj iniciative qytetare, nga të dy grupet parlamentare ASH-AAA dhe BDI, u është dhënë  përkrahje e parezervë në të gjitha kërkesat e tyre. Njoftohet se dy grupet parlamentare kanë kërkuar 1 javë kohë për konsultime në lidhje me kërkesat dhe mënyrën e implementimit të tyre.

Nga Trupi Koordinues I protestave kanë njoftuar se LSDM-ja, përkundër ftesës, ka anuluar takimin duke mos dhënë asnjë sqarim.

Ndërkohë, deri në realizimin e kërkesave ne vazhdojmë me protestat! – thuhet në njoftimin e Trupit Koordinues të Protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia