close
Vendi

“BOLL MË”: TVSH-ja PËR RRYMËN TË ULET NGA 18% NË 5%

D7518428-F547-469F-AE6D-4C5A0A5473D3

OSMANI: VETË KRYEMINISTRI ZAEV ËSHTË DEKLARUAR PËR KËTË ULJE


Iniciativa qytetare “Boll Më” përmes një proteste para ndërtesës së Qeverisë kanë dorëzuar kërkesën që përqindja e TVSH-së të ulet nga 18 në 5%. Kjo kërkesë, sipas iniciativës qytetare “Boll Më” mbështetet, në deklaratën e para disa muajve të Kryeministrit Zoran Zaev, I cili ka theksuar se ulja e TVSH-së nga 18% në 5% është direktivë dhe sygjerim I BE-së.

“Iniciativa qytetare “BOLL MË” në pikën e dytë të parashtruar që në korrik të vitit 2020 pik të dytë e ka uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind. Nëse ky shtet synon që të anëtarësohet në BE, ky sugjerim dhe kjo direktivë duhet të zbatohet patjetër, rrugë tjetër nuk ka. Çdo shtet i BE-së TVSH-së për energji e ka prej 5 deri në 9 për qind, varësisht nga forca dhe zhvillimi ekonomik që e ka. Nëse duam të anëtarësohemi në BE duhet t’i përmbaheni rregullave dhe direktivave që na i cakton BE-ja”, ka deklaruar për mediat Krenar Osmani nga Iniciativa Qytetare “Boll Më”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia