close
Bota

BOLTON: LIDERËT BISEDUAN PËR SHKËMBIM TERRITORESH

0BEC2F57-F16B-4912-A222-D9B56C92BD6B_cx0_cy17_cw0_w1023_r1_s

John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë është përmendur si mundësi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes dy palëve, por se ajo ka hasur në kundërshtim në rajon dhe në Evropë. Bolton i cili u shkarkua nga posti i këshilltarit në shtator të vitit 2019, tha se kishte dëshiruar një angazhim më të fuqishëm të SHBA në Ballkan, për shkak të influencës ruse, ndërkohë që ka vlerësuar lartë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë duke pranuar se Kosova dhe Bosnja mbeten – probleme të hapura.

John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve është përmendur si zgjidhje në bisedimet e përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.

‘Qysh më 2018-tën liderët shfaqën dëshirën që ta zgjidhin këtë çështje, sepse panë se nuk ka zhvillim ekonomik, as stabilitet, përderisa nuk normalizohen marrëdhëniet. Dhe, mendoja se ia vlente të tentohet, aniqë kjo çështje për të dyja vendet  është tepër kontradiktore. Njëra ndër çështjet për të cilën biseduan ishte mundësia e shkëmbimit të territoreve,’- ka deklaruar ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidenti amerikan, Donald Trump,në një intervistë të gjatë për Shoqatën amerikane të Gazetarëve të Huaj. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ai ka rikujtuar se kjo ide nuk është mirëpritur në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani dhe të Evropës Perendimore, për shkak se, ka thënë ai, shkëmbimi në një pjesë do të shkaktonte shkëmbim në tjetrën pjesë. Megjithatë, Bolton dyshon se Evropa do të hidhte poshtë një marrëveshje të këtillë:

‘A vërtet mendoni se në rast se Kosova dhe Serbia arrinin marrëveshjen pjesë e së cilës do të ishte shkëmbimi I territoreve, pjesa tjetër e Evropës do të thoshte se kjo nuk është e pranueshme për ta dhe do ta hidhnin poshtë marrëveshjen e dy palëve? Për mua kjo është e paimagjinueshme.’ – ka deklaruar Jonh Bolton i cili aktualisht promovon një libër për ndodhitë në Shtëpinë e bardhë, tepër i debatushëm për administratën e presidentit Trump.

Zëri i Amerikës, thotë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë thënë kurrë se shkëmbimi i territoreve ka qenë opsion zyrtar, ndonëse shumë njohës të rrethanave kanë pohuar se kjo çështje është shqyrtuar seriozisht./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia