close
Top LajmeVendi

BOMGARTNER: NUK KA NJË AFAT KONKRET PËR NEGOCIATAT ME RMV-në

signal-2021-03-05-114423

“NË QERSHOR KONFERENCË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR”


Ballkani Perëndimor është në mesin e prioriteteve të Francës si kryesues me BE-në. Ambasadori francez në Shkup, Siril Bomgartner, duke bërë publike prioritetet bëri të ditur se zgjerimi I BE-së me Maqedoninë e Veriut, nuk ka nja afat të caktuar

SIRIL BOMGARTNER – AMABASADOR I FRANCËS NË SHKUP

“Në këtë moment është e pamundur të vërtetohet një datë e saktë, por vazhdimisht vendi do të përmbahet me presidencën franceze dhe tre institucionet që punët të zhvillohen në mënyrë konstruktive dhe të lëvizin në drejtim të mirë, që të mundemi, sa më shpejt të jetë e mundur, edhe gjatë presidencës franceze të arrihet progres I rëndësishëm”

Bomgartner njoftoi se Franca në Qershor do të organizojë një konferencë të madhe për Ballkanin Perëndimor, ku ende nuk janë konstatuar konturat dhe qëllimet, por sipas tij me siguri se kjo konferencë nuk do të merret vetëm me zgjerimin.

Ndryshe, Ballkani Perëndimor u gjet në mesin e prioriteteve të Francës, si zonë e dytë gjeografike të interesit të saj, menjëherë pas zonës së parë të interesit- Afrikës. Ballkani, në planet e Parisit për gjashtë muajt e ardhshëm, është vendosur në konceptin “fuqia, kurse gjatë prezantimit 30-minutësh të ambasadorit francez, u përmend për 3 minuta, kurse mesazhi ishte se nuk ka një afat të caktuar për zgjermin e BE-së me Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia