close
Sport

BORÇE HRISTOV: GJYSMËSEZONI I DYTË DO TË JETË SHUMË MË I MIRË

Rabotnicki1 foto

ARMEND ALIMI: ME PËRVOJËN TIME DO T`U NDIHMOJ TË RINJVE


Klubi i futbollit Rabotniçki ashtu si edhe ekipet tjera të Ligës së Parë në kushte të pavolitshme për punë janë duke e zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve kryesisht në aspektin fizik,ndërsa nga 20 janari faza e dytë do të zhvillohet në Antalia të Turqisë ku ka kushte maksimlae për realizimin e punës në aspektin taktiko -teknik të ekipit.  

“Romantikët” tani katër ditë janë duke punuar në kushte të vështira atmosferike në realizimin e plan programit të hartuar nga stafi teknik. Trajneri përgjegjës Borçe Hristov, theksoi se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve por pret që ditëve në  vijim ekipi të kompletohet me  disa futbollistë cilësorë.

BORÇE HRISTOV – TRAJNER I KF RABOTNIÇKI 

Po mire në gjysmën e parë kemi 22 pikë, shpresoj se në gjysmën e dytë do të jetë shumë më mirë pres që të jetë më mirë. Po, për momentin zyrtarisht kemi një përforcim ai është Armend Alimi, lojtar për të cilin nuk duhet harxhuar shumë fjalë, i njohur për opininonin më gjerë të Maqedonisë. Për mua njëri ndër mesfushorët më të mirë në vend. Shpresoj se do të kemi edhe përforcime tjera punojmë që të sjellim lojtar kualitativ. Sigurishtë se do të kemi edhe katër apo pesë përforcime dhe pres që këto ditë të kompletohemi

Në afatin kalimtar përforcimi i vetëm aktualisht është Armend Alimi. Ai premton se me përvojën e tij do të motivojë bashkëlojtarët që të japin maksimumin.

ARMEND ALIMI – FUTBOLLIST I KF RABOTNIÇKI

E dijmë që Rabotniçki ka pasur rezultate të dobëta në këtë gjysmësezon, shpresoj se në gjysmë sezonin tjetër të përmirësohemi dhe të arrijëm sa më lartë”.  “ Po normal besoj se me përvojën time do tu ndihmoj lojatrëve të  ri që të çfaqen më mirë se deri më tash. Normal, shpresoj që si ekip të paraqitemi sa më mirë

Ekipi në kushtë aktuale deri më 19 janar do të punojë në terrenet vendore, më 18 janar do të luaj kontrolluese me Makedonija Gj.P, ndërsa më 20 janar do të udhëtojë në Antali, ku edhe do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese me ekipe  të vendeve të ndryshme../KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia