Boris Johnson lufton për mbijetesë

Kryeministri britanik emëron kancelarin e financave dhe ministrin e shëndetësisë pas dorëheqjes së paraardhësve

Boris Johnson po lufton për mbijetesë pasi dy nga ministrat e tij më të rëndësishëm dhanë dorëheqjen. Kancelari i financave Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid dorëzuan detyrën e tyre së bashku me disa ministra të rinj me argumentin se nuk mund të qëndronin më në qeveri pas një serie skandalesh që kanë goditur administratën e Johnson.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një numër në rritje i ligjvënësve në Partinë e tij Konservatore në pushtet kanë thënë se loja është për Johnson. Por ai tregoi vendosmërinë e tij për të qëndruar në detyrë kur emëroi Nadhim Zahaëi si kancelar të ri të financave, ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit, Steve Barclay sekretar i shëndetësisë.

Nadhim Zahaëi më parë ka qenë sekretar i arsimit Ai fitoi një popullaritet gjatë pandemisë teksa prezantoi vaksinat në Britaninë e Madhe në një kohë kur numri i vdekjeve ishte më i larti. Historia e tij personale si një refugjat nga Iraku që erdhi në Britani që fëmijë e veçon atë nga pretendentët e tjerë konservatorë.

Niveli i armiqësisë me të cilin po përballet nga brenda partisë së Boris do të zbulohet kur ai të dalë para ligjvënësve për seancën e tij javore të pyetjeve, përpara se të përballet me kryetarët e komisioneve parlamentare për një takim të planifikuar dy-orësh.

Më shumë se 25 ligjvënës konservatorë thonë se Johnson ka humbur autoritetin e tij për të qeverisur Britaninë. Por anëtarët e lartë të kabinetit të kryeministrit shpalosën mbështetjen e tyre për të, me disa që e lavdëruan për përfundimin e kufizimeve të Covid-19 dhe përhapjen e vaksinave. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tanimë po shihet si një pretendente e mundshme për ta zëvendësuar atë si lidere konservatore.

Kritikët janë shprehur se Boris Johnson do të duhet të përgatitet për më shumë dorëheqje, ndoshta jo nga kabineti por nga ministrat që ai vetë ka emëruar. Boris tanimë po ndjen frikën e largimit nga pushteti mes jehonës së skandaleve që ndodhën gjatë pandemisë Covid-19. Pakënaqësia po rritet më tej, me disa që shpresojnë të ndryshojnë rregullat e Partisë Konservatore në mënyrë që kryeministrit të përballet me një tjetër votëbesim. Një sondazh i YouGov zbuloi se 69% e britanikëve mendojnë se Johnson duhet të tërhiqet si kryeministër.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share