close
RajoniVendi

BORRELL – BAERBOCK ME NJË ZË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR NË BE

borrell

Shefja e re e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock dhe përfaqësuesi i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell konfirmuan angazhimin e tyre që të përshpejtojnë rrugën e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane.

Në vend të kohës së planifikuar, takimi i zonjës Baerbock me kryediplomatin e BE-së zgjati dy orë. Ai ishte shumë i lumtur që ministrja e re e Jashtme gjermane vizitoi Brukselin në ditën e saj të parë të punës.

“Kjo vizitë ka një rëndësi të madhe simbolike për BE-në”.

Borrelli pranoi se Baerbock kishte një “agjendë absolutisht pozitive” dhe e falënderoi atë për qëllimet e përbashkëta.

“Ne ndajmë prioritetin e forcimit të sovranitetit të BE,” tha ai. “Ne duam ta bëjmë BE-në një lojtar të besueshëm global”. Jam evropiane e vërtetë me gjithë zemër,” e siguroi Annalena Baerbock mikpritësin e saj, duke folur me një anglishte të rrjedhshme.

Sipas saj, qeveria e re federale beson se politika e jashtme e BE-së duhet të jetë unike. Josep Borrell dhe Annalena Baerbock do të takohen sërish këtë fundjavë në takimin e G7 në Birmingham, dhe të hënën në takimin e rregullt të ministrave të jashtëm të BE-së. Ndërkaq pjesë e agjendës së shefes së re të diplomacisë gjermane ishte edhe takimi me kreun e NATO-s Jens Stolenberg. Ndër kontributet gjermane për aleancën Stoltenber përmendi edhe mbështetjen për misionin paqeruajtës në Kosovë. Ai garantoi Gjermaninë se çdo agresion i ardhshëm rus kundër Ukrainës do të përballet me një përgjigje të fortë dhe do të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike për Rusinë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia