close
EkonomiVendi

BORXHI PUBLIK: HAJREDINI-TRAJTOHET SI PROPAGANDË POLITIKE

Screenshot_3

Paratë të harxhohen në mënyrë produktive


Problemi me borxhin publik me te cilin ministria e Financave vazhdon të huazon nga kreditorë e vendeve të huaj në çdo dy jave sipas ish-ministrit të Financave Xhevdet Hajredini të dyja qeverite si ajo e kaluara, por edhe qeveria e tanishme këtë problem e trajton si propagandë politike.

Ajo që paraqet problem sipas ish-ministrit të Financave Xhevdet Hajredini është se ku harxhohen parat të cilat merren nga kreditorët e vendit dhe të huaj, sa ata para shfrytëzohen në mënyrë produktive? Ai shton se në qoftë se mjetet harxhohen për zhvillim ekonomikë, atëhere nuk është problem që broxhi të jetë edhe 60 %. Ai flet edhe për ndikimin e eurointegrimeve në rritjen apo zvogëlimin e borxhit të Maqedonisë.

Ndërkaq, nga ministria e Financave ditë më parë njoftuan se nga viti 2008 borxhi publik në mënyrë të shpejtë shënoi rritje, ndërsa në vitin 2016 u përgjysmua. Me menaxhim të përgjegjshëm me borxhin publik, është përmirësuar edhe struktura e tij dhe janë zvogëluar edhe normat e kamatës, si për obligimin ndaj euros, po ashtu edhe për letrat me vlerë”.

Nga kjo ministri njoftojne se Borxhi Publik i Maqedonisë në tremujorin e dytë të këtij viti për 0.1% e tejkaloi nivelin e vitit të kaluar, kur për herë të parë ishte ulur pas 9 viteve dhe ishte 47.7% e BPV-së”. /Lindita Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia