close
Sport

BOTA E FUTBOLLIT SOLIDARIZOHET ME ARMAND DUKËN

DUKAAAA

E gjitha bota e futbollit kombëtar e ndërkombëtar është solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka  pas ngjarjes tronditëse të dy ditëve më parë, ku një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e kreut të futbollit shqiptar.

Presidentët e FIFA-s, Infantino dhe ai i UEFA-s, Ceferin, presidentë klubesh, federatash, personalitete të njohura ndërkombëtare kanë kontaktuar Presidentin Duka menjëherë pas ngjarjes shokuese duke u shprehur të tronditur për shpërthimin dhe duke i shprehur solidarizimin e mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, presidenti i Federatës turke, Nihat Özdemir, presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, presidenti Federatave të Kosovës, Agim Ademi, presidenti i Federatës Greke, Panagiotis Dimitriou, presidenti i Federatës Franceze, Noël Le Graët si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si Servet Yardımcı, personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar janë solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, duke i shprehur mbështetjen e tyre e duke i dhënë kurajo në orët pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën në mbrëmje.

Shpërthimi i eksplozivit në shtëpinë e Presidentit Duka në shtëpinë e tij në Durrës është një ngjarje e paprecedentë e që ndodh para zgjedhjeve për organet drejtuese të FSHF-së dhe në mesin e sulmeve skandaloze dhe të turpshme që vijnë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në adresë të kreut të qeverisë së futbollit.

Presidenit FFM-së dhe Muamed Sejdini  lidhur me rastin në fjalë në facebook ka  shkruajtur

 Shpërthimi para shtëpisë së Armando Dukës, një akt i shëmtuar

“Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar. Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar”./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia