close
Bota

“BOTA KA MJETET PËR T’I DHËNË FUND PANDEMISË SË COVID-19, NUK PO I PËRDOR SIÇ DUHET”, FLASIN EKSPERTËT

Screenshot_1-13

Pandemia e Covid-19 nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe ka të ngjarë të vazhdojë të zbehet.

Por edhe nëse virusi nuk zhduket kurrë, imuniteti do të përmirësohet dhe bota përfundimisht do të jetë në gjendje të jetojë me “prezencën” e Covid-19.

Për këtë, ekspertët përgjithësisht bien dakord.

“Pjesa më e madhe e specialistëve të sëmundjeve infektive mendojnë, dhe kanë menduar për shumë muaj, se SARS-CoV-2 është këtu për të qëndruar mes nesh”, tha Paul Hunter, profesor në mjekësi në Universitetin e Anglisë.

“Nipërit e mbesat tonë do të vazhdojnë të infektohen, por Covid do të bëhet pjesë e historisë sonë pasi infeksioni do të shndërrohet si një ftohje e zakonshme.”

Megjithatë, ekziston një pyetje shumë më e rëndësishme: Sa kohë do të duhet për të arritur atje?

Dhe kjo përgjigje nuk varet nga fati, është për një pjesë të madhe, në duart tona.

Pandemitë zhduken si rezultat i përpjekjeve njerëzore si zhvillimi i vaksinave, gjurmimi i kontakteve, masat e kontrollit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Me pak fjalë, bota ka një paketë mjetesh për t’i dhënë fund pandemisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Por cili është problemi? Eksperti tregon se edhe pas 20 muajsh, ato mjete nuk po përdoren më së miri.

“Kjo është çështja kryesore: Nuk ka pasur kurrë një plan, (dhe) nuk ka ende një plan në nivel global,” tha Andrea Taylor, ndihmësdrejtoreshë e programeve në Institutin e Shëndetit Global Duke.

“Ne nuk jemi të mirë për t’u marrë me krizat globale, ne nuk kemi realisht infrastrukturën, as udhëheqjen ose përgjegjësinë,” shtoi ajo.

Disa vende kanë ecur më mirë përballë Covid-it se të tjerët. Ekspertë të shumtë, përfshirë Taylor po bëjnë thirrje për një qasje të re globale, veçanërisht kur bëhet fjalë për vaksinat, trajtimet dhe shkëmbimin e informacionit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia