close
BotaTop Lajme

BOTA ME MASA ANTI-COVID PRITI VITIN E RI 2022

bot

MANIFESTIME TË KUFIZUARA OSE TË ANULUARA

Viti I dytë me radhë që Evropa dhe bota hyjnë në Vitin e ri me kremtime të kufizuara apo të anuluara për shkak të pandemisë. Në Evropë ku thuajse një milion njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë vitit të kaluar, kremtimet tradicionale në ambiente të hapura me koncerte dhe fishekzjarre ishin anuluar ose kufizuar.

Nuk pati fishekzjarre në Portën e Brandenburgut në Berlin ose pritje të organizuar me qindra mijëra njerëz, kurse para mesnatës policia e Berlinit u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në këtë vend.

Në Romë, policia italiane kishte mbyllur disa rajone në qendër të qytetit, pasi mjetet piroteknike ishin hedhur në drejtim të kalimtarëe në afërsi të stacionit të metrosë – Koloseum, njoftuan mediat italiane.

Franca priti vitin 2022 me amsa të ashpra anti-covid. Në shumë qytete franceze maskat janë të detyrueshme. Fishekzjarret tradicionale të Vitit të Ri në Portën Triumfuese ishin anuluar, sikurse edhe manifestimet në fushat e Elizesë. Kulla e Ajfelit ishte ngjyrosur me ngjyrat e BE-së, që shënoi fillimin e presidencës franceze me unionin.

Rreth 7.000 njerëz pritën Vitin e Ri në Madrid, në Puerta del Sol, kurse numri I pjesëmarrëve ishte ulur për rreth 60%. Në kryeqendrën spanjolle nuk ka kufizime të theksuara.

Përkundër shifrave të larta të infektimeve ditore, britanikët iu gëzuan Vitit të Ri. Në Angli me certifikata vaksinimi qytetarët kishin mundësi të shkojnë nëpër klube nate. Në Skoci dhe Uels ku klubet janë të mbyllura kremtet ishin më modeste.

Miliona njerëz në Moskë kremtuan Vitin e Ri, dy orë para qyteteve që janë në zonën kohore të Evropës së Mesme me temperatura të ulta dhe me fishekzjarre në 62 lokacione dhe pa kufizime të theksuara.

Banorwt e Stambollit bashkë me turistët pritën vitin 2022 në Sheshin Taksim si dhe në lokalitete tjera të njohura të qytetit, kurse për argëtimin e tyre janë kujdesur di-xhej.

Në ndërtesën më të lartë të botës në Dubai, Burxh Kalifa, është mbajtur shou I fishekzjarreve. Gjatë spektaklit 12-minutësh, me mijëra mjete piroteknike kishin ndricuar qiellin, tri kilometra mbi Detin arab./KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia