Botërori i atletikës në Oregon të SHBA-së, Luiza Gega renditet e 5-ta

Atletja shqiptare theu rekordin në garën e 3000 metrave me pengesa

Atletja shqiptarja Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat.

Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega fitoi medalje ari në lojërat Mesdhetare me kohën 9:14 dhe e ka përmirësuar kohën me 4 sekonda në Botërorin e Atletikës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share