close
KultureRajoni

BOTUESI SERB: SHQIPTARËT NUK JANË TË KATEGORISË SË DYTË

Screenshot_6

Robert Çoban përmend Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën


Botuesi i njohur serb Robert Çoban ka deklaruar se serbët duhet të braktisin kompleksin e mbivlerës në raport me shqiptarët, për shkak se, ka thënë ai,  shqiptarët, në mënyra të ndryshme, janë bërë pjesë e qytetërimit perëndimor global. Këto komente ai i ka bërë për median në Beograd.

Pas incidenteve që shoqëruar festivalin ‘Mirëdita-Dobar dan’ në Beograd, dhe deklaratave fyese të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, për krerët shtetëror të Kosovës, një ndër botuesit më të njohur në Serbi, Robert Çoban, ka deklaruar se është koha që serbët të përballen me realitetin se shqiptarët nuk janë njerëz të rendit të dytë.

‘Ne vërtet mendojmë, një pjesë e mirë e publikut tonë mendon për shqiptarët, për Shqipërinë, në Kosovë, se ata, të them, janë disi njerëz të kategorisë së dytë. Nëse jemi të sinqert, këtë do ta pranojmë. Këtë mbase të gjithë nuk do ta thonë haptazi, por në disa muhabete private – e mendojmë këtë’- thotë botuesi i njohur serb duke argumentuar se në fakt shqiptarët nuk janë të tillë. Me këtë rast ai përmend artistë shqiptarë që tashmë kanë bërë emër anembanë botës:

‘Dhe pastaj na dhemb kur shohim se pikërisht ata shqiptarët, nga Kosova, Maqedonia ose Shqipëria, momentalisht kanë pesë a gjashtë pop-yjet më të mëdha në botë, globalisht: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën e të tjerë. Pra, çfarëdo radiostacioni të lëshoni, të dëgjoni këngëtaren shqiptare si këndon, është hit-pop, brenda pesëmbëdhjetë minutave do të dëgjoni një këngë. Ne duhet të përballemi me këtë’ – thotë Çoban për televizionin e pavarur serb N1, duke nënvizuar se shqiptarët, në mënyra të ndryshme, janë bërë pjesë e qytetërimit perëndimor global.

Dhe ne, nuk mundemi më që shqiptarët t’i shikojmë si disa fise të cilat na kanë sulmuar kur ne kemi shkuar drejt Kretës,’ thotë Robert Çoban duke pranuar se serbët e ushqejnë kompleksin e mbivlerës në raport me shqiptarët edhepse, sipas tij, ballkanasit nuk është se dallojnë shumë nga njëri-tjetri. Për më tepër, ai përmend Bekim Fehmiun, aktorin e mirënjohur i cili ishte i pari nga Evropa Juglindore që shkeli në Holivud.  /Seladin Xhezairi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia