close
Vendi

BOZOVCË: ASNJË BANOR I INFEKTUAR ME COVID-19

CA0942FC-0226-4369-A816-9133502E74D4

BANORËT: NATYRA DHE AJRI I PASTËR JANË ARSYEJA E VETME


 Prej se bota po përballet me virusin korona në fshatin Bozovcë të Malësisë së Tetovës banorët ende nuk e dinë se çfarë është kjo sëmundje, ata thonë se vetëm kanë ndëgjuar për pandeminë, por deri më tani asnjë qytetarë i këtij vendbanimi nuk është infektuar.

Gati një vjet prej se ka filluar përhapja e pandemisë me covid 19 në Maqedoninë e Veriut në fshatin Bozofcë të malësisë së Tetovës ende nuk është infektuar asnjë banorë me  virusin corona. Qytetarët e anketuar nga Tv Klan thonë se të gjithë janë shëndosh e mirë dhe deri më tani nuk kan ndëgjuar se dikush në fashat vuan nga ky virus, arsyeja pse në këtë fshat nuk ka as një të infektuar, sipas banorëve është natyra dhe ajrit të pastër.

Nuk ka asnjë banorë të infektuar prej se një vjet që përballet bota me pandeminë. Këtu është ajri i pastër natyra etj dhe nuk ka asgje.

Krejtë jemi mirë asgjë ska këtu. Asnjë banorë sështë i infektuar.

Ndryshe, sic thonë banorët, në Bozovcë, nga 160 shtëpi kanë mbetur vetëm 30, krejt kjo për shkak të kushteve të vështira. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia