close
Sport

“BRAND FINANCE FOOTBALL”: REALI KLUBI ME VLERË MË TË MADHE

Realiiiiiiiii

Sipas raportit të fundit nga grupi i pavarur i konsulencës, “Brand Finance Football” të botuar në Londër,  Real Madridi ka kurorëzuar sezonin futbollistik 2018/19 si klubi më i vlefshëm në botë.

Në këtë mënyrë, Real Madridi kthehet në vendin e parë në këtë renditje pas pothuajse një dekade.

Vlera e markës së klubit u rrit me 27% nga viti i kaluar, kur u bë i pari në botë për të arritur 750 milionë euro në të ardhura. Real Madridi ka vlerë prej 1.64 miliard eurove duke lënë pas vetes Mançester Junajtedin me 1.47 miliard.

Barcelona u rendit si e treta me një vlerë prej 1.39 miliard, gjersa pasojnë Bayern Munich 1,3 miliard, Mançester City 1,25 miliard si dhe Liverpull me 1,19 miliard.

Ndryshe, të gjashtë klubet përfaqësojnë 40 për qind të vlerës së markave që përbëjnë renditjen e Brand Finance Football dhe që përfshin 50 klubet më të mëdha në botë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia