close
Sport

BRAZIL: “MARACANA”SHNDËRROHET NË SPITAL

Stadiumi maracana 1

2000 SHTRETËR DO TË SHTOHEN NË STADIUMIN PACAEMBU


Për futboll në këto moment të vështira për gjithë globin nuk mund të flitet në asnjë vend të botës. Tashmë vëmendja e të gjithëve është te koronavirusi ky armik i heshtur i globit që po merr shumë jetë njërëzish dita ditës. Prekja nga Covid-19 po i përgatit vendet për skenarin më të tmerrshëm. Kështu, stadiumi i famshëm në Brazil, “Maracana”, i cili ka 78 mijë vende po shndërrohet në spital për të strehuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Në Sao Paulo – qytetin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve – zyra e kryetarit njoftoi se 2000 shtretër do të shtohen në stadiumin Pacaembu dhe qendrën e kongreseve Anhembi gjatë disa javëve të ardhshme.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me stadiumet e tjera të Brazilit, ashtu si edhe në Evropë, me atë të Zagrebit në Kroaci. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia