close
Bota

BRAZIL: TERRORISTËT XHIHADISTË KËRCËNOJNË OLIMPIADËN 

Tickets-for-the-Rio-2016-Paralympic-Games-have-gone-on-sale-to-British-residents-620×285

Agjencia e inteligjencës e Brazilit tha se po analizon të gjitha kërcënimet kundër Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro, pasi një kanal xhihadist ka bërë thirrje për sulme kundër tyre.

Këtë javë, një kanal xhihadist, përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë thirrje për sulme kundër Olimpiadës dhe ka dhënë detaje për objektivat dhe metodat.

Ekspertët e sigurisë thonë se Brazili nuk ka histori të aktivitetit xhihadist dhe as rrjete të vendosura terroriste, çfarë i bën të vështira sulmet komplekse në Olimpiadë. Olimpiada nis më 5 gusht. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia