close
Sport

BRAZILIANI ANDRE MENSALAO, BËHET FUTBOLLIST I SHKËNDIJËS

Mensalo

AI KA FIRMOSUR KONTRATË 18 MUJORE


Futbollisti brazilianin Andre Mensalao, zyrtarisht është prezantuar  si futbollist i Shkëndijës. Ai me ekipin kuqezi ka firmosur kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë. Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë.

Andre Mensalao para arritjes te Shkëndija  gjatë vitit 2021 ka luajtur  në kampionatin e Armenisë, ndërsa  së fundit  ka qenë pjesë e ekipit FC Sevan, ku ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Paraprakisht, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në shtetin e tij të lindjes në Brazil.

Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Ndjehem mirë në qytetin e Tetovës, ka disa ditë që jam këtu dhe veç më kam filluar të ambientohem në këtë qytet. Maqedonia e Veriut është angazhimi im i dytë në Evropë pasi që në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme. Shkëndija ka lojtarë shumë cilësorë, luan futboll të shpejtë dhe futboll sulmues, dhe mendoj se pikërisht kjo më konvenon mua pasi që luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv. Gjatë karrierës time kam luajtur në Brazil, dhe ardhja ime në Shkëndijë është sfidë e re për mua për të treguar të gjitha kapacitetet e mia”, ka deklaruar Mensalao për faqen zyrtare të KF Shkëndija menjëherë pas firmosjes së kontratës.

Andre Mensalaos pas  Mihaiullo Manevski bëhet   futbollisti  dytë I  cili  zyrtarisht ka  firmosur për ekipin kuqezi nga Tetova. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia