close
Rajoni

BREGDETI SHQIPTAR: VELIPOJA-DESTINACIONI MË I KËRKUAR

sfsdfsf-650×358

Gjithnjë e më shumë turistë të huaj po e zbulojnë si destinacion turistik Shqipërinë. Por a ofron Shqipëria vërtet kushtet për t’u bërë konkurrencë destinacioneve të njohura?

Plazhi i Velipojës, me një vijë bregdetare prej më shumë se 10 kilometrash, tërheq çdo ditë rreth 100 mijë pushues, pjesa më e madhe nga Kosova. Edhe këtë vit, Velipoja është renditur ndër plazhet me ujin më të pastër, por pushuesit kërkojnë më shumë pastërti në plazh si dhe respektim të hapësirës publike.

Rreth 10 km nga qyteti i Shkodrës ndodhet plazhi i Velipojës me një vijë bregdetare prej më shumë se 10 km. Ashtu si dhe plazhi i Shën Gjinit edhe Velipoja prej gati 10 vitesh frekuentohet kryesisht prej pushuesve familjar kosovar të cilët nuk pëlqejnë vetëm bregdetin e pastër rënorë, por edhe afërsinë me plazhin e Shën Gjinit dhe atë të Ulqinit, plazhe këto me të cilat kufizohet vija bregdetare e Velipojës.

Edhe këtë vit Agjencia kombëtare e bregdeti e ka rënditur Velipojën ndër plazhet me ujin më të pastër në Shqipëri, por pushuesit kërkojnë më shumë kujdes për pastrimin e plazhit nga mbeturinat.

Në reformën e re territoriale dhe administrative edhe plazhi i Velipojës këtë vit e ka kaluar në administrimin e bashkësisë së Shkodrës, gjë që me sa duket ka krijuar vështirësi në menaxhimin e problematikave të shumta që krijohen gjatë sezonit veror.

Ndryshe, nga vitet e më parshme bashkësia e hapi sezonin veror të plazhit me shumë vonesa, ndërkohë që nuk e arriti të mbrojë hapësirat publike të cilat u pushtuan shumë shpejtë nga privatët.

Administratori i njësisë administrative Velipojë, Mark Laloshi thotë se megjithëse kushtet atmosferike nuk ishin shumë të përshtatshme për sezonin e këtij viti, plazhi i Velipojës vazhdon të freukentojë çdo ditë nga 90 deri 100 mijë pushues, ndkohë që në fundjavë ky numër dyfishohet. /TvArt & Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia