close
Bota

BREXIT: BE REFUZON PROPOZIMIN BRITANIK

Screenshot_2

Presidenti i këshillit të Europës, Donald Tusk, ka shtuar presionin mbi Theresa May duke refuzuar planin që njihet tashmë si plani Chequers dhe duke paralajmëruar një dështim të bisedimeve për Brexitin nëse kryeministrja nuk do të gjejë një zgjidhje për kufirin irlandez deri në tetor, një skadencë kjo që vetë May ka pohuar tashmë se nuk do të mund ta respektojë.

BE ka propozuar që Irlanda e Veriut të qëndrojë në tregun e përbashkët dhe unionin e doganave ndërsa pjesa tjetër e Britanisë do të tërhiqet. May insiston se ajo nuk e mbështet një plan të tillë, që sipas saj do të zhbënte ekonomikisht dhe kushtetuetshmërisht Britaninë e Madhe. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia