close
Bota

BRITANI: MAY MUND TË KËRKOJË KOHË SHTESË PËR BREXIT

theresa_may_brexit-780×439

Kryeministrja britanike Theresa May, do të kërkojë nga deputetët që t’i ofrojnë më shumë kohë për të siguruar ndryshimet e nevojshme për Irlandën Veriore, që është pjesë e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian, Brexit. May pritet të raportojë para deputetëve këtë javë, pas tentimeve që Bashkimi Evropian të bëjë këto ndryshime në momentin e fundit.

Kryeministrja mund të premtojë një votë të re për Brexit, nëse një marrëveshje e qëndrueshme nuk arrihet deri në fund të muajit shkurt.  Marrëveshja ishte refuzuar nga Parlamenti i Britanisë dhe nëse nuk aprovohet deri në kohën kur parashihet dalja nga blloku, Britania do të mbetet me Brexit pa marrëveshje. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia