close
Bota

BRITANIA E MADHE SHËNON DITËN E PËRKUJTIMIT

auto_Britania-foto-780×4391573392447

Udhëheqësit qeveritarë, krerët e familjes mbretërore dhe veteranët e luftës, shënuan Ditën e Përkujtimit për të nderuar luftëtarët e rënë në luftë. Duke filluar nga ora 11, në mbarë Britaninë e Madhe janë mbajtur dy minuta heshtje. Boris Johnson, Jeremy Corbin dhe Jo Sëinson ishin në mesin e politikave, që lanë anash angazhimet rreth zgjedhjeve, që të jenë në ceremoninë e zhvilluar në Londër.
Princi Charles ka bërë nderime pranë monumentit në emër të Mbretëreshës Elizabetë, e cila e përcolli ceremoninë nga ballkoni.
Kurora me lule të kuqe kanë vënë edhe veteranët e luftës, që shërbyen për ushtrinë britanike dhe u përfshinë në konflikte të ndryshme ndërkombëtare. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia