close
Bota

BRITANIA ME KABINET TË RI, PASOJNË REAGIMET

brexxxx-1200×630

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se është i gatshëm për “dialog konstruktiv” rreth “çështjeve urgjente” me kryeministren e re britanike, Theresa May, ka njoftuar mbrëmë zyra e Putinit.

Në mesazhin e dërguar shefes së re të qeverisë britanike, Putin ka thënë se është i bindur se “ruajtja dhe rritja e bashkëpunimit potencial ruso-britanik në sfera të ndryshme ka të bëjë me interesat vitale të popujve të të dyja vendeve”.

Ndërkaq, Emërimi i ish-kryetarit të Londrës, Boris Johnson, në postin e sekretarit të jashtëm britanik ka shkaktuar habi edhe për ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Johnson po ashtu ka shkaktuar shtangie në Evropë, duke krahasuar qëllimet e Bashkimit Evropian me ato të Adolf Hitlerit dhe të Napoleonit. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia