close
Rajoni

BRNABIÇ PËR PROTESTAT NË TIRANË NË KUADËR TË “OPEN BALKAN”: DISA NJERËZ KANË FRIKË SE KJO NISMË…

brnabiq

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar  se Iniciativa për Ballkanin e Hapur është në interes të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo nismë është plotësuese e integrimit evropian.

Ajo deklaroi se nëse rajoni tregon se mund të bashkëpunojë në mënyrë të pavarur dhe të përmirësojë standardin e tij ekonomik, do të ketë një qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, do të jetë më afër Bashkimit Evropian dhe se shumë të rinj do të qëndrojnë këtu.

Brnabiç ka deklaruar së fundmi se gjatë mbrëmjes së djeshme ka folur me presidentin Vuçiç, i cili ndodhet në Tiranë me rastin e Iniciativës për Ballkanin e Hapur duke thënë se Vuçiç nuk është mërzitur nga demonstratat e organizuara në Shqipëri gjatë mbërritjes së tij.

“Ka njerëz që tërhiqen nga forcat e së shkuarës dhe njerëz që të çojnë drejt së ardhmes. Ato dy botë mund t’i shohim kudo në rajon, si dhe sot në Tiranë. Serbia ka një president që është vizionar dhe që ka parë se duhet bërë diçka ndryshe për të rinjtë dhe se ne duhet të përqendrohemi në gjërat që na bashkojnë, në vend të gjërave që na ndajnë, në mënyrë që të krijojmë kushte për një të ardhme tjetër – tha kryeministrja.

Branabiç u shpreh se ka njerëz që thjesht nuk janë në gjendje të shohin një vizion të një të ardhmeje ndryshe dhe se nuk mund të shkojnë përtej stereotipeve të tyre.

“Ata kanë frikë se Iniciativa për Ballkanin e Hapur do të tregojë të gjitha dobësitë e tyre. Sepse e vetmja politikë mbi bazën e së cilës mund të qëndrojnë në pushtet është politika e konfliktit. Dhe në kuadër të politikës së bashkëpunimit është shumë më e vështirë të punohet, sepse në atë politikë vlerësohen rezultatet dhe votuesit do të vendosin për ju pikërisht në bazë të rezultateve të arritura. Fatkeqësisht, shumë politikanë në rajon janë ende politikanë të së kaluarës, të cilët e ndërtojnë popullaritetin e tyre mbi konfliktet, sepse është më e lehtë dhe është populizmi që vazhdon ende – theksoi Brnabiç./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia