close
Rajoni

BRUKSEL: ANULOHET TAKIMI HOTI – VUÇIQ

D299D14B-1FAE-4690-B2F7-83E35FD9E67E

BE: NUK KA KRIZË NË DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD


Takimi i nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vucic në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd nuk do zhvillohet. Ky takim ishte parashikuar  për t’u zhvilluar në 28 shtator në Bruksel, ndërkohë që  Bashkimi Europian konfirmon mosmbajtjen e tij.  Por për këtë organizatë, kjo nuk do tê thotë se ka krizë në dialogun Prishtinë-Beograd. Kështu êshtë shprehur Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Europian dhe i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrel.

 « Dialogu nuk është në krizë, nuk është ndalur. Ne po vijojmë me dialogun. Kishte informacionet që qarkullonin mbi një takim të nivelit të lartë të hënën, por ne nuk nuk kemi anonçuar zyrtarisht se do ketë një të tillë në 28 shtator. Në 28 shtator do të mbahet takimi i rradhes ne kuadrin e dialogut Prishtine- Baograd në nivel eskpertesh mbi temen e kerkesave reciproke të dyja palëve mbi ceshtjet financaire per pronat. Ceshtja e komunave jo-shumice nuk do jete në axhende, pasi njëra palë nuk është dakort per këtë » tha Zëdhënësi i KE-së Peter Stano.

 

Peter Stano nuk ka dhënë një datë për takimin e ardhshëm në nivelin e lartë midis kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd./ Erisa Zykaj – Bruksel /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia