close
Bota

BRUKSEL: BE E SHETËSUAR PËR ARRESTIMET NË TURQI

2016-07-22_185546

Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim” lidhur me arrestimet dhe shkarkimet e mijëra njerëzve në Turqi, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për puç dhe ka kërkuar nga ky vend t’i respektoj të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Kjo thirrje u bë derisa zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë një bisede telefonike, që të ndërmerren “hetime lidhur me autorët e puçit…në mënyra që e riforcojnë besimin publik në institucione demokratike dhe sundim të ligjit”. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia