close
Bota

BRUKSEL: BE- ZERO TOLERANCË PËR DHUNËN E KOLONIVE IZRAELITE

no thumb

Bashkimi Europian ka bërë thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës së kryer nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve, pas sulmit të sotëm në Cisjordaninë e pushtuar, ku një foshnjë palestineze u dogj e gjallë pas zjarrit të rënë në banesën e prindërve të saj. “Bëjmë thirrje për përgjegjshmëri të plotë, zbatimin efikas të ligjit dhe zero tolerancë për dhunën e ushtruar nga ana e kolonëve”, u shpreh sot zëdhënësja e kreut të diplomacisë së BE-së, gjatë një komunikate për shtyp. Një foshnjë palestineze u dogj e gjallë si edhe prindërit dhe vëllai i saj janë plagosur rëndë pasi kolonët izraelitë i kanë vënë zjarrin banesës së tyre në Cisjordaninë e pushtuar, sulm ky i cilësuar si “terrorist” nga ana e Izraelit. Ky qëndrim i pazakontë si dhe dënimet e udhëheqësve izraelitë me kryeministrin Benjamin Netanyahu në krye, nuk i kanë bindur palestinezët për gjetjen e përgjegjësve të vdekjes së foshnjës për shkak të mosndëshkimit të kolonëve që vijon prej dekadash./Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia